Presidenti Joe Biden, pas debatit televiziv me Trump dhe kritikave të marra, pranon se nuk është më një djalë i ri por e bëri të qartë se  nuk ka ndërmend të largohet nga gara e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë.

Joe Biden, President i SHBA: Unë nuk flas aq mirë sa dikur. Unë nuk debatoj aq mirë sa dikur, por unë di të them të vërtetën. Unë di ta bëj këtë punë. Unë di si t’i bëj gjërat. Unë e di atë që miliona amerikanë dinë: “kur rrëzohesh, ngrihesh përsëri”. Nuk do të kandidoja më nëse nuk do të besoja me gjithë zemër dhe shpirt se mund ta bëja këtë punë.

Presidenti Biden para mbështetësve në Karolinën e veriut e cilësoi kundërshtarin republikan një kërcënim të vërtetë për kombin dhe një kërcënim për lirinë dhe demokracinë.

Ai e quajti Trump një njeri që nuk ka respekt për gratë apo ligjin dhe tha se ai në debat tha vetëm gënjeshtra.

Biden ka marrë mbështetjen e ish-presidentit Obama pas debatit ndërsa tensionet janë rritur mes demokratëve për shkak të performancës së dobët dhe rrezikut të humbjes në garën e Shtatorit.

Megjithatë, kanë mbetur më pak se pesë muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Votuesit do të kenë një mundësi tjetër për të vlerësuar kandidatët në debatin e radhës, i cili është planifikuar të mbahet më 10 Shtator.

Klan News