Spanja siguroi kalimin e grupit në Europian. Kombëtarja iberike, triumfoi minimalisht ndaj Italisë, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.

Skuadra e drejtuar nga De la Fuente, iu fal një autogoli nga Calafiori, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Ky sukses e mban Spanjën në vendin e parë në Grupin B, me 6 pikë dhe zyrtarisht siguron pjesëmarrjen në fazën e 1/16-ve.

Sfida e radhës për kombëtaren spanjolle do të jetë ndaj Shqipërisë, më 24 qershor, e cila transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan, ashtu si të gjitha sfidat e Euro 2024.


SPANJËITALI 1-0

Calafiori 55′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet sfida!

90+5’- Laporte shpëton një aksion të rrezikshëm, pas pasimit të Bastonit në zonë.

90+2’- Përsëri vendimtar portieri i Italisë, që i mohon edhe një herë tjetër golin Perez. Sulmuesi gabon i vetëm me Donnarumman.

90+1’– Donnarumma i mohon golin Perez, nga një gjuajtje në zonë, duke mbajtur italianët në lojë.

Akordohen 4 minuta shtesë!

86’- Momente tensioni në zonën e Spanjës, pas goditjes së këndit për Italinë. Gjyqtari kërkon të qetësojë lojtarët.

82’- Spalletti bën lëvizjen e fundit. Në fushë futet Raspadori, në vendin e Pellegrini.

81’- Spanja nuk i ndal sulmet. Ferran Torres kroson në zonë, aty ku gjen mbrojtësin Laporte, që provon me kokë, por shkon jashtë.

74’- Pellegrini provon nga goditja e dënimit, topi shkon mbi tranversë.

71’- Nico Williams nuk ka fatin me vete. Sulmuesi nuk i beson syve, teksa sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga tranversa.

69’- Le Normand ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Zaccagni.

66’- Mundësi e mirë për Italinë. Cristante kroson nga e djathta, por Retegui nuk e arrin dot topin, për ta dërguar në rrjetë.

64’– Zëvendësim i dyfishtë te Italia. Scamacca dhe Chiesa, largohen dhe i lënë vendin Zaccagni dhe Retegui.

60’- Yamal i afrohet golit me një predhë nga jashtë zone. Topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

58’- Vuan Italia! Donnarumma ndal një tjetër gjuajtje të fortë nga Morata.

55’- Zhbllokohet sfida! Spanja kalon në avantazh pas një autogoli. Williams kroson në zonë dhe Donnarumma largon topin, që përplaset në këmbën e Calafiorit dhe shkon në rrjetë. Festë te iberikët.

52’- E pabesueshme çfarë rasti ka shpërdoruar Pedri. Mesfushori gabon pas metra larg portës, pas një pasimi të marrë Cucurella në zonë.

46’- Pak sekonda në fushë dhe Cristante ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të ashpër ndaj Rodrit në mesfushë.

45’- Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Italia. Cristante dhe Cambiaso, marrin vendin e Frattesi dhe Jorginho.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1’– Karton i verdhë për mesfushorin Rodri, për protesta. Lojtari humbet ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë.

45′- Akordohen 2 minuta shtesë.

44’- Dalje e shpejtë e Italisë nga krahu i djathtë me sulmuesin Chiesa, që provon me të djathtën, por topi shkon mbi traun e portës.

41’- Fabian Ruiz, tenton me një gjuajtje nga jashtë zone, por Donnarumma, priti pa shumë probleme.

39’– Ndërhyrje deçizive e Bastonit ndaj Williams, me sulmuesin që në rast se do të kalonte, do të shfaqej i vetëm me portierin.

36’– I pandalshëm Nico Williams. Sulmuesi i majtë driblon bukur Di Lorenzon dhe fiton goditje dënimi në afërsi të zonës.

28’- Aksion model i Spanjës, me kombinime të bukura në hyrje të zonës. Gjuajta e Rodri, ndalet nga Bastoni.

25’- Tjetër pritje vendimtare nga Donnaruma, që këtë herë devijon në goditje këndi, një “predhë” të Ruiz nga jashtë zone.

24’– Donnaruma i mohon golin Spanjës. Portieri i Italisë, ndal një gjuajtje të sulmuesit Morata, pak metra larg portës.

20’- Italia provon të rrezikojë me Dimarcon nga e majta, por pasimi i mbrojtësit në zonë, nuk shfrytëzohet nga shokët e tij të skuadrës.

15’– Ndëshkohet me karton të verdhë Donnarumma, për protesta ndaj gjyqtarit.

14’- Calafiori ndal një gjuajtje të fortë nga Morata, që po i drejtohej portës së mbrojtur nga Donnarumma.

13’- Dimarco hedh një top në zonë, por Le Normade largon pa shumë probleme.

11’- Iluzione goli te Spanja. Williams shpërdoron një mundësi të artë për të shënuar, duke gabuar me kokë, pak metra nga porta.

10’- Italia del përpara me sulmuesin Scamacca, pas një pasimi me kokë nga Pellegrini, por gabon në momentin e fundit.

4’– Williams kthehet në problem serioz për italianët. Tjetër shpërthim i sulmuesit nga e majta. Kalon fillimisht Bastonin dhe më pas Jorginhon, por ndalet në momentin e fundit nga Di Lorenzo.

2’- Start i vrullshëm i Spanjës. Pedri i afrohet golit të avantazhit me kokë, pas një krosimi të shkëlqyer të marrë nga Williams nga e majta. Pret bukur Donnarumma, që e largon në goditje këndi.

Starton ndeshja!


FORMACIONET ZYRTARE:

Spanja: Simon, Carvajal, Le Normade, Laporte, Cucurella, Ruiz, Rodri, Pedri, Yamal, Morata, Williams.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Barella, Jorginho, Chiesa, Pellegrini, Frattesi, Scamacca./ tvklan.al