Në orën 15:00 skuadra e cila ishtë në grup me Shqipërinë gjatë eliminatoreve, Polonia, do të përballet ne Holandën në ndeshjen e parë të grupit D në Volksparkstadion të Hamburgut.

Polonia ka vuajtur të sigurojë një biletë në EURO 2024. E renditur në vendin e tretë në grupin eliminator me Shpipërnë, e renditur e para dhe Republikën Çeke të renditur në vendin dytë. Kualifikimi në evropian për polakët erdhi më 26 mars në ndeshjen përballë Uellsit, ku pas përfundimit të ndeshjes 0 me 0 portieri Szczęsny arriti të ndalojë një penallti çka e kualifikoi Poloninë (rezultati pas gjuajtjeve të penalltive 4-5). Në ndeshjen hapëse polakët duhet të bëjnë pa golashënuesin më të mirë për përfaqësuesen e tyre, Robert Lewandowski. AI mund të jetë gati për ndeshjen e së premtes më 21 qershor përballë Austrisë.

Trajneri polak Michal Probierz tha se shumë e cilësojne Holandën si një ndër ekipet favorite, por ekipi i tij do të përpiqet të jetë i qetë dhe të tregojë integritet dhe shpirt skuadre.

“Të gjithë thonë se ndoshta nuk kemi asnjë shans, por gjëja më e rëndësishëm është që ne kemi krijuar një ekip kur të gjithë luftojnë për njëri-tjetrin. Uroj që fansat tanë do të na mbështesin”- tha trajneri i Polonisë

Probierz: Lewvandovski ka nisur stërvitjen e personalizuar, kurse Karol Swiderski është në formë të plotë për të luajtur, po ashtu dhe Pawel Dawidowicz.

Në mungesë të Levandovskin kapiten pritet të jetë Piotwr Zelinski.

Zielisnki: “Mungesa e Lewandowski-t do të ndihet shumë tek ne, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, por qasja jonë nuk do të ndryshojë. Luajmë për të fituar. Kjo është hera e parë që jam kapiten i skuadrës në një turne të madh, jam i nderuar. Holanda është një ekip i madh por shpresoj që kjo gjë të mos ndikojë në fushën e lojës. Ne do të luajmë me të gjitha forcat tonë për të arritur rezultatin që duam, fitoren”.

Nga ana tjetër trajneri I Holandës Ronald Koeman tha par ndeshjes se do të përpqien të jen sa me të qetë për të artur rezultatin që të gjithë tifozët e tyre presin.

Trajneri i Koeman”, skuadra që shihet si pretendente për këtë ndeshje, është shprehur se ka disa ekipe të forta të cilat janë pretendente për të fituar trofeun, dhe Holanda është një prej tyre. Por trajneri 61-vjeçar mendon se në këtë kompeticion nuk ka një ekip të që dallon ndër të tjerët për tu shpallur kampion.

“Ndoshta Franca diçka me shumë se të tjerët, pasi ata kanë përvojën e fitimit të turneve të rëndësishëm”- ka thënë trajneri holandez.

Ai është pyetur dhe për një prej talentëve të ekipit të tij, i cilësuar ndër 5 pretendentët për të fituar titullin e “Lojtari të ri më të mirë”, që akordohet për futbollistët nën 23 vjeç.

“Ai është ndër talented më të mëdha të Holandës për momentin. Ka luajtur ndeshje të mëdha, ka talent, shpejtësi, kreativitet dhe guxon t’i bëjë gjërat të mundshme. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi një lojtar të tillë në ekip”- tha Koeman.

Gjithashtu Koeman tha se i vjen keq që nuk do të ketë në dispozicion Frenki De Jong, por trajneri i tupilanëve theksoi se ka lojtarë të tjerë të rëndësishëm në skuadër dhe se nuk do të flasë më gjatë për gjëra të së shkuarës. De Jong do të humbasë turneun për shkak të një dëmtimi që ka pasuar në ndeshjen e ekipit të tij Barcelonës përballë Realit të Madridit, çka e detyroi të mos aktivizohej ne 6 ndeshjet e fundit me blugranat.

Poloni- Holandë do të transmetohet në KlanPlus

/tvklan.al