Pritshmëritë e publikut dhe analistëve sportivë ishin që Arbër Hoxha të ishte në formacion që prej fillimit në ndeshjen ndaj Kroacisë, duke qenë se edhe vetë luan në kampionatin kroat.

Mirëpo tekniku Silvinjo ka menduar ndryshe. Arbër Hoxha, në një intervistë për Tv Klan nga stadiumi i Hamburgut, tha se nuk ka rëndësi nëse luan që prej fillimit apo jo.

Ai veçoi një futbollist të Kroacisë nga i cili duhet patur kujdes.

“Nuk është problem prej fillimit apo jo, jam në kombëtare, ndihem i lumtur. Kam shokët e mi këtu, është ndjenjë e mirë. Folëm për ndeshjen. Do japim maksimumin dhe shpresojmë që ne të fitojmë. Petkoviç është një lojtar shumë i mirë dhe duhet pasur kujdes prej tij”, u shpreh Hoxha.

/tvklan.al