Merih Demiral do të jetë mungesa e madhe e Turqisë në çerekfinalen ndaj Holandës. 26-vjeçari u pezullua me dy ndeshje nga UEFA pas simbolit politik “ujqërit gri” të grupit ultra- nacionalist turk.

Festa e shfrenuar pas dy golave ndaj Austrisë i kushton kështu mbrojtësit, që nuk do të jetë në fushë në takimin e radhës të Euro2024. Gjesti lidhet me “Ujqërit Gri”, një degë rinore ultra-nacionaliste e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të Turqisë e cila është aleate e Partisë në pushtet të Presidentit Tajip Erdogan.

Por, për Demiral UEFA ka qenë e ashpër, pasi në rast të kalimit të Turqisë në gjysmëfinalen e kompeticionit, ai sërish do jetë jashtë planeve të Vincenzo Montella. Nëse ëndrra turke shkon ashtu siç duhet mbrojtësi do të ishte i gatshëm vetëm në finalen e 14 korrikut, po që fillimisht turqit duhet të eleminojnë Holandën dhe fituesin e çiftit Angli-Zvicër.

Në rrezik për të mos qenë në gjysmëfinale janë 9 futbollistë të ndryshëm nëse ndëshkohen me karton të verdhë. Turqia do të jetë pa Orkun Kokcu dhe Ismael Yuksek të pezulluar, teksa të gatshëm kanë kapitenin Hakan Calhanoglu.

Klan News