Spanja siguroi fazën me eliminim direkt të Euro2024 pas fitores kundër Italisë. Një lajm që shtyu trajnerin Luis de La Fuente të projektonte lojtarët që nuk kanë pasur minuta si titullarë përballë Shqipërisë.

Por lajmet e këqija në kampin spanjoll sa vijnë e rriten. Pas Rodri që mungon ndaj kuqezinjve tanë për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë, një tjetër mungesë parashikohet tek iberikët. Bëhet fjalë për Ayoze Perez, i cili besohet se nuk do të ketë minuta në sfidën e së hënës në Dyseldorf.

30-vjeçari i aktivizuar në minutën e 77-të kundër Italisë ka pësuar tendosje muskulore në këmbën e djathtë në atë 90 minutësh.

Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar lëndimin, teksa faza e rikuperimit do përcaktojë edhe kohën e rikthimit në fushë. Nisur nga natyra e dëmtimit, nuk ka gjasa që Ayoze të rrezikohet nga de la Fuente për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Kjo do të thotë se Mikel Oyarzabal bëhet favorit për të startuar në krahun e majtë, me Nico Williams që sipas gjasave do të pushojë. Në krahun tjetër, Olmo parashikohet të luaj titullarë, për të ulur në stol Lemine Yamal.

Klan News