Tingëllon si diçka e çuditshme, por në fakt është një realitet. Pavarësisht masave të shumta të ndërmarra për mbarëvajtjen e Kampionatit Europian, kombëtaret pjesëmarrëse kanë rënë pre e grabitjes.

Ka qenë përfaqësuesja e Zvicrës ajo që pas kthimit në bazën stërvitore nuk ka gjetur aty 3 kompjuterat e video-analizës.

Trajnerëve të helvetëve iu vodhën kompjuterat në Dusseldorf gjatë EURO 2024, megjithatë nuk është marrë asnjë e dhënë sensitive apo informacion në lidhje me ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Italisë.

Të prekurit ishin pjesë e një delegacioni të ekipit kombëtar që po udhëtonin nëpër Gjermani për të vëzhguar dhe analizuar ndeshjet e kompeticionit.

Zvicra u kualifikua si e dyta në grupin A në turneun e tyre të gjashtë madhor radhazi, ku të shtunën në Berlin do synojnë kalimin në çerekfinalet e kompeticionit kundër Italisë.

Klan News