Teksa vlerësohen lojtarët që janë dalluar me lojën e tyre, nga ana tjetër faza e grupeve ka evidentuar edhe lojtarët që ishin larg pritshmërive. Mbi të gjithë është Cristiano Ronaldo.

Portugezi në finalet e fundit të Europianit në karrierë, ka zhgënjyer pasi ai u shfaq pak i përfshirë në lojën e Portugalisë, ndaj Gjeorgjisë shumë nervoz për të mos gjetur rrugën drejt portës dhe me 3 raste të mëdha të humbura.

Është hera e parë që ai përfundon pa gol fazën e grupeve të një kampionati Europian apo Botëror.

Në mesfushë Alexander-Arnold ishte gjithashtu shumë i keq në mes të fushës, zgjedhje e gabuar nga Southgate. Zhgënjyen edhe lojtarë si Mateo Kovaçiç i Kroacisë apo Milinkoviç-Saviç i Serbisë.

Në mbrojtje Di Lorenzo pati vështirësi veçanërisht kundër Spanjës dhe Nico Williams. Upamecano nuk ka bindur plotësisht me Francën. Ndaj Polonisë shkaktoi edhe penallti.

Një zhgënjim i madh në portë ishte Andriy Lunin, i cili në debutimin e tij ndikoi në Ukrainë me dy gabime në 3-0 ndaj Rumanisë dhe më pas humbi vendin e titullarit në favor të Trubin.

Tv Klan