Situata te Gjermania, nuk ka qenë aspak e qetë, sa i përket mbrojtjes, në prag të ndeshjes me Danimarkën, për fazën e 1/8-ve.

Jonathan Tah, do të mungojë, për shkak kartonësh, ndërsa Antonio Rudiger, ishte në dyshim. Lojtari i Real Madrid, pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës duke vënë në dyshim prezencën e tij në takimin e radhës. Pas stërvitjes së diferencuar, mbrojtësi është bashkuar me grupin dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e së shtunës.

Rudiger është rikuperuar plotësisht dhe do të formojë dyshen e mbrojtjes, së bashku me Schlotterbeck. Pak qetësi për trajnerin Julian Nagelsmann, që në fillim të kompeticionit, u kritikua jo pak, për lënien jashtë të mbrojtësit Mats Hummels.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës, do të luhet të shtunën e 29 qershorit në orën 21:00, ndërsa do të transmetohet në ekskluzivisht në Tv Klan.


/tvklan.al