Dhimbje koke për trajnerin Luçiano Spalletti para ndeshjes me Zvicrën. Dy prej mbrojtësi thelbësor për skemat e tij, Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco nuk po kalojnë një moment të mirë.

Duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat italiane, dyshja kanë kryer stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Bastoni ka kaluar një gjendje ethesh, teksa për anësorin e krahut të majtë janë shfaqur probleme fizike pas humbjes ndaj Spanjës.

Fakt që e shtyn Spallettin për të menduar formacionin titullarë pa yjet e Interit ndaj Zvicrës. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në momentet e fundit, me Italinë që do rrezikonte çdo gjë për tu kualifikuar në çerekfinalet e Europianit.

Gjasat më të mëdha janë që në fushë të zbres Bastoni, ndërsa testet e tjera mjekësore do të përcaktojnë saktë edhe kohën e rikthimit të Dimarkos.

Zvicër-Itali është në program për tu luajtur këtë të shtunë në orën 18:00. Sfidën e Berlinit do të mund ta ndiqni në ekranin e TV Klan Plus.

Klan News