Kristjan Asllani është motori i mesit të fushës tek Kombëtarja shqiptare.

22-vjeçari ka treguar potencial, duke ndihmuar ekipin që të këtë ekuilibrat në fushën e lojës, duke qënë në lojë për një vend në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Europian.

Pikërisht, futbollisti i Interit ka qenë në fokusin e gazetës spanjolle, “Marca”, e cila ka identifikuar Asllanin si katalizator për  të bërë keq në takimin e së hënës ndaj Spanjës.

Në rrëfimin për ta, Asllani ka treguar se ishte përgatitur për tu grumbulluar me kombëtaren e Italisë, por në fund ndihet krenar që u vesh kuqezi.

Kristja Asllani, futbollist i Kombëtares: Gjaku im është shqiptar. Në shtëpi flas herë pas here gjuhën shqipe dhe gjyshërit e mi mbajnë gjallë rrënjët e mia. Nëse jam me kombëtaren shkak janë edhe ata.

“Marca” e mbyll artikullin kushtuar Asllanit me fjalët që ai shpreson t’i jap fitoren ndaj Spanjës dhe pse jo edhe një vend në turin e dytë “të ëndërrosh është falas”!

Klan News