Sfida e Shqipërisë kundër Kroacisë është konsideruar si një spektakël nga mediat ndërkombëtare.

Në pah është vënë loja e mirë e kuqezinjve në pjesën e parë, përmbysja e Modriç dhe shokëve të tij, e pastaj goli i barazimit nga Gjasula në shtesë.

“Barazim show mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Daliç befasohet në minutën e 95’, buzëqeshin të kaltrit”, shkruan “Sportmediaset.it”.

Ndërsa titulli i ‘Gazzetta dellosport’ është: “Shqipëria bën festë në shtesë; 2-2 arrin në të 95’. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet të mundë Italinë”.

Klan News