Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nga një ditë më parë numëri i të evakuuarve nga Kukësi në drejtim të rretheve të tjera rritet. Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar kryesisht në drejtim të stacionit hekurudhor të Mjedës 2132 persona me 173 mjete. Ndërkohë që në të gjitha rrethet e vendit gjatë gjithë kohës kur kanë hyrë janë evakuuar 324 mijë persona.

Problem nuk mbetet vetëm evakuimi por në ditët e djeshme janë vërejtur provokacione të tjera në zonën kufitare të Hasit nga ushtarë serb. Pas dy ditë ndërprerjesh bombardimet e artilerisë serbe kanë arritur deri në një lagje të fshatit Vlahan, ku kanë rënë gjashtë predha. Dëme në njerëz nuk ka patur pasi shumica e banorëve e kanë braktisur fashatin.

Zëdhënësi i Prefekturës së Kukësit njofton se gjatë natës ka patur të shtëna të shumta në drejtim të fshatrave Letaj e Bogaj të po këtij rrethi./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti