Drejtues të Partisë Republikane kanë zbritur në një takim të zgjeruar me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Pogradecit. Shqipëria është shumë larg nga ajo që ëndërronim në vitet 1990 dha lideri Mediu në këtë takim pasi ajo nuk qeveriset nga njerëz normalë.

Mediu ka cilësuar se aleatë të partisë së tij vetëm votuesit shqiptarë sepse sipas tij ato janë ajo pjesë e shoqërisë që padyshim duan një Shqipëri ndryshe. Sipas liderit republikan, politika dhe shteti duhet të jenë produkt i votës së lirë së qytetarëve dhe jo i manipulimeve politike të Mejdanit, Nanos dhe Metës./tvklan.al