Lajme Arkiva 2003

 Nëse Ilir Meta dhe grupi i tij do të votojnë përsëri në kundërshtim me shumicën e deputetëve socialistë, ata mund të përjashtohen nga partia. Për të mos humbur mazhorancën parlamentare ne do të jemi të detyruar të kontraktojmë aleanca të reja jashtë Partisë Socialiste, kjo është deklarata e kryetarit Fatos Nano në një intervistë për AFP-në një ditë para kongresit, publikuar sot nga agjencia telegrafike shqiptare.

Nano ftoi dy rivalët e tij Meidani dhe Rama të bëjnë durim duke theksuar se për momentin nuk ka ndërmend ta dorëzoj stafetën, në të kundërt ai është në favor të adoptimit nga kongresi të një dispozite që ndalon deputetët socialistë ti kundërvihen vendimeve të qeverisë së tij.

Kjo masë thotë Nano u bë e detyrueshme nga kundërvënia në Parlament e grupit të orkestruar nga Ilir Meta. Duke iu referuar dy kandidatëve rival për kryetar Meidani dhe Rama, agjencia franceze thotë se ata flasin për një krizë identiteti në parti dhe përkufizojnë nevojën e caktimit të rregullave të reja.

Sipas komentit të AFP-së, cituar nga ATSH, nëse kufizimet e brendshme mbeten ne pozicionet aktuale edhe pas kongresit, Fatos Nanos i duhet të gjejë aleatë të rinj në Parlament dhe nëse nuk ia del dot edhe në këtë përpjekje, ai duhet të japë dorëheqjen për ti hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Këtë opsion kërkon edhe opozita e Sali Berishës, gjatë qeverisjes të të cilit Fatos Nano qëndroi për katër vjet në burg./tvklan.al