Dorëheqja e Nanos ka befasuar socialistët të mbëedhur në Komitetit e Përgjithshëm Drejtues. Nano ka ndërmarrë një hap të ri në kundërshtim me politikën Pozitë- Opozitë.

Rithemelimi i së majtës mbi bazat e socialdemokracisë evropiane, kjo ide e Nanos duket se do të sjellë përshtjellim jo vetëm në koalicionin qeverisës por edhe në kreun e Partisë Demokratike. Dialogu i ofruar nga Majko e Meta ka ndeshur në kundërshtimin e hapur të Nanos. Në fjalimin e tij ai tha:

“Kam marrë vendimin e tërheqjes nga detyra e Kryetarit të Partisë Socialiste. Për t’a kërkuar këtë solidaritet jashtë mureve të zyrave dhe sallave me dyer të mbyllura në masën e gjerë të socialistëve dhe dashamirësve të shumtë të reformave standarte të europianizimit në gjirin e shoqërisë civile shqiptare. Sot unë preferoj të mbyll edhe formalisht ciklin gati 8- vjeçar të reformës që unë kam drejtuar nga lart të së majtës shqiptare. Për të marrë lirinë dhe kohën që më duhet për të iniciuar një lëvizje emancipuese në gjirin e njerëzve. Në mënyrë që gjithë ajo masë e madhe shqiptarësh i koorporuar ose jo me qendren e majtë si mazhorancë elektorale dalë nga kriza e justifikuar e besimit ndaj politikës dhe të garantojë përfundimisht demokracinë. Më lejoni të përsëris se kredoja ime politike do të vazhdojë të mbetet as komunizëm as antikomunizëm. Dëshiroj dhe uroj të kuptohet nga të gjithë se mbyllja formale e ciklit të reformës nga lart me largimin tim nga drejtimi aktiv i strukturës aktuale të Partisë Socialiste nuk është mesazh braktisjeje për mbështetësit e saj të shumtë të elektoratit socialist dhe shoqërinë shqiptare në tërësi. Kam mbështetës të tjerë që do të duan të bashkohen me projektin tim të emancipimit të politikës shqiptare që do të vazhdoj t’i vlerësoj si faktorë vendimtarë në veprimtarinë time të ardhshme politike nga e cila do të largohem një herë e mirë vetëm kur të mos kem më frymë. I propozoj këtij forumi të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë brenda muajit Mars të këtij viti për të mbajtur qëndrimet e duhura për gjendjen e krijuar dhe për të përballuar më mirë sfidat e së ardhmes.”/tvklan.al