WhatsApp ka përditësuar opsionin e video-telefonatave duke prezantuar ndarjen e ekranit shoqëruar nga audio dhe një ‘prozhektor’ virtual. Gjithashtu ka shtyrë kufizimin e pjesëmarrësve në një video-telefonatë duke e rritur në 32 persona.

Gushtin e shkuar, WhatsApp prezantoi opsionin e ndarjes së ekranit me dikë tjetër përgjatë një video-telefonatate. Tani pamjet shoqërohen edhe me audio. Kjo do të thotë se përdoruesit mund të shohin video të ndryshme së bashku gjatë një video-telefonate.

Me përditësimin e ri, në një videotelefonatë mund të marrin pjesë deri në 32 persona në pajisje të ndryshme. Më parë limiti ishte 32 për pajisjet celulare, ndërsa përdoruesit Windows dhe macOS mund të shtonin deri në 16 dhe 8 persona.

Gjithashtu personi që është duke folur do të shfaqet i pari në ekran duke qenë më i dukshëm për pjesëmarrësit e tjerë.

Njëkohësisht,  Meta ka prezantuar një shtojcë për aplikacionin për të përmirësuar cilësinë e telefonatës edhe kur përdoruesi s’ka internet të mirë apo përdor një pajisje të vjetër.

MLow është i disponueshëm në thirrjet që kryhen përmes Instagram e Messenger dhe tani do të shtrihet edhe në WhatsApp./tvklan.al