Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të përballen me një valë tjetër të COVID pas festës së Falënderimeve.

Ky është parashikimi i virologut të njohur Anthony Fauci, i cili ka thënë se lëvizjet e shumta të qytetarëve për festa do sjellin një shtim të rasteve.

Fauci shtoi se asnjëherë nuk është vonë për të mbajtur masat që të frenohet përhapja e COVID-19. Ai bëri thirrje që të gjithë të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën sociale.

SHBA deri tani ka regjistruar më shumë se 13 milionë raste koronavirus dhe më shumë se 266,000 njerëz kanë vdekur.

Numri i rasteve COVID-19 të regjistruara në Nëntor ka tejkaluar katër milionë, dyfishin e shifrës së regjistruar një muaj më parë.

Ekspertët shëndetësorë kishin bërë thirrje që njerëzit të kalonin festën e Falënderimet në shtëpi, por shumë qytetarë nuk dëgjuan thirrjet dhe udhëtuan tek miqtë./tvklan.al