Ndarja nga jeta e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë padyshim që ka sjellë trishtim tek të gjithë artdashësit dhe qytetarët shqiptarë.

Një mesazh lamtumire për të madhin Kadare ka dhënë dhe gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu. Përmes një postimi në “Instagram”, Fevziu i thotë lamtumirë njeriut që bëri krenar të gjithë kombin me gjenialitetin e tij.

Në lamtumirën kushtuar Kadaresë, Fevziu ka zgjedhur disa fjalë zemre, ku ka treguar se shkrimtari ishte njeriu që e frymëzoi në fëmijëri dhe të cilit donte që t’i ngjante gjithë jetën.

“Lamturmirë Ismail Kadare. Lamtumirë njeriu që bëre krenar kombin me gjenialitetin tënd. Lamtumirë njeriu që më frymëzoi që në fëmijëri dhe qe doja gjithë jetën t’i ngjaja. U prehsh në paqe”, shkruan Blendi Fevziu.

Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare si pasojë e arrestit kardiak respirator./tvklan.al