Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha në Kongresin Botëror të Futbollit se duhet bërë më shumë për të trajtuar racizmin në sport. Ai prezantoi një nismë për ta luftuar këtë fenomen negativ.

Presidenti i Institucionit të Futbollit tha se do të ketë rregulla e sanksione, veprime në terren dhe akuza të mundshme penale. Lojtarët tani mund të ngrenë duart dhe të kryqëzojnë kyçet e tyre në mënyrë që gjyqtari të vihet në dijeni për një incident racor.

Procedura me tre hapa e miratuar nga FIFA përfshin arbitrin që kërkon një njoftim publik për të bërë thirrje për ndërprerjen e një sjelljeje të tillë, pezullimin e ndeshjes derisa të ndalojë dhe në disa skenarë, pezullimin e takimit.

“Nuk ka asnjë arsye që në ditët e sotme të diskriminojmë dikë bazuar në racën e tij. Kjo është thjesht e papranueshme! Dhe nëse është një problem i shoqërisë dhe kjo shoqëri nuk mund të merret me të, atëherë le të merremi me të njëherë e mire në futboll”.

FIFA po kërkon gjithashtu që racizmi të njihet si vepër penale në çdo vend të botës dhe që rastet që përfshijnë futbollin të ndiqen penalisht aty ku legjislacioni është tashmë në fuqi.

FIFA do të kujdeset që të promovojë iniciativa arsimore me shkollat ​​dhe qeveritë.

Klan News