Sa herë mund t’ju ketë ndodhur që gati sa nuk ju ka zënë gjumi në tavolinën e punës, edhe nëse keni pushuar mjaftueshëm një natë më parë? Janë disa detaje të vogla që bëjnë diferencën! Pra, ca ndryshime në vaktet tuaja që kanë ndikim të madh në mirëqenien e përgjithshme.

Sipas dietologëve, të pasurit një organizim në mënyrën si ushqehemi, na mban më aktivë dhe energjikë. Një studim i publikuar në vitin 2021 në revistën “Nature Food” zbuloi se zëvendësimi i vetëm 10% të kalorive ditore nga mishi i përpunuar me frutat, perimet, fasulet dhe peshku, mund të rrisë një jetëgjatësi të shëndetshme.

Ja disa ndryshime thelbësore në dietën tuaj, për t’u ndjerë më energjik gjatë ditës:

-Shtoni proteina në mëngjesin tuaj

Ne priremi të humbasim forcën teksa vitet kalojnë, por marrja e mjaftueshëm e proteinave mund të ndihmojë në mbrojtjen e muskujve. Përveç kësaj, proteinave u duhet më shumë kohë për t’u shpërbërë sesa karbohidratet, gjë që ngadalëson lirimin e sheqerit në gjak. Sipas një studimit të “American Journal of Clinical Nutrition”, njerëzit që hanë mëngjes me proteina të larta kanë nivele më të larta të glukozës në gjak. Mbushni tostin tuaj me gjizë ose një vezë, përzieni gjalpin e arrave në tërshërën tuaj ose bashkojini drithërat me kos dhe fara. Do të ndiheni më të ngopur dhe më aktiv.

-Hani fillimisht perimet!

Perimet ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të trurit. Brokoli dhe lakrat e Brukselit, janë parandalues ​​të mundshëm të kancerit dhe bizelet e gjelbra mund të përmirësojnë shëndetin e tretjes. Pra, kur uleni për të ngrënë, filloni me zarzavatet tuaja së pari për t’u siguruar që po merrni të gjitha lëndët ushqyese.

-Shtoni edhe një frut në pjatën tuaj

Ekspertët rekomandojnë 5 ose më shumë racione frutash në ditë, në mënyrë që të mos keni asnjë problem me zemrën. Çdo frut përmban kombinimin e vet të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që luftojnë inflamacionin. Për rezultate më të mira, zgjidhni një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh shumëngjyrëshe. Sipas një studimi të vitit 2023 në Journal of Nutrition, njerëzit mbi 50 vjeç që konsumojnë ushqime të ndryshme kishin 21% më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës në 15 vite, krahasuar me ata që hanin më pak.

-Provoni drithëra të të gjitha llojeve

Nuk është sekret që drithërat integrale kanë më shumë fibra dhe vitamina B sesa ato të bardhat dhe me sheqer. Nëse hani të paktën 3 racione me drithëra integrale në ditë, nuk do shtoni bark dhe nuk do keni probleme me sheqerin në gjak.

-Kombinoni ëmbëlsirat me ushqime të shëndetshme

Ju nuk duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat tuaja të preferuara, megjithëse reduktimi i konsumit do të ishte në favorin tuaj. Ëmbëlsirën tuaj plotësojeni me opsione shtesë. Për shembull, shoqëroni akulloren me fruta të freskëta, ose përzijeni çokollatën me arra. Këto shtesa ngadalësojnë lirimin e sheqerit në qarkullimin e gjakut./tvklan.al