Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pas më shumë se një muaj ndalese aparati i kobaltit i rregulluar është vendosur në punë në repartin e Radioterapisë në QSUT. Prej dy ditësh pacientët janë shtuar në këtë repart, për të marrë mjekimin e nevojshëm me rreze. Ndalesa e gjatë e mjekimit, si dhe seancat e përgjysmuara të marra nga një tjetër aparat, duket se i kanë lodhur ata më tepër se sëmundja.

Por pëveç pacientëve, të cilët mjekohen nga koha për të bërë kobalto-terapinë, çdo ditë regjistrohen pacientë të rinj. Fluksi i pacientëve për mjekët është një tjetër shqetësim. Kjo për faktin se aparati i kobaltit është i vetmi në Shqipëri dhe Kosovë që përballon kërkesat.

Mjeku:- “Mjekimi ka filluar që nga dita e hënë në mënyrë të rregullt, aparati është në gjendje pune, shpresojmë, dëshira e madhe e jona ashtu dhe e pacientëve të mos prishet prapë dhe që të mos ndodhi kjo, kërkohet një mirëmbajtje e vazhdueshme e tij, nga teknikët dhe pastaj zgjidhja përfundimtare do të vijë duke ardhur aparatura e re, e cila për nja dy muaj ka ca instalime të posaçme edhe do fillojmë nga puna më të qetë, pa frikën e ndërprerjes”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas dy muajsh pritet që në QSUT të vendoset një tjetër aparat i ri, i cili do të zgjidhë përfundimisht mjekimin e të sëmurëve më tumore./tvklan.al

Gazetare – Eva Paja