Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Dënimet e rënda për trupin lezhjan të Besëlidhjes, për shkak të dhunës të ushtruar nga tifozeria dhe futbollistët vendas, ditën e shtunë, pas përfundimit të takimit të zhvilluar kundër Dinamos, ndeshje kjo e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit. Komisioni disiplinor i drejtuar nga kryetari Niko Xhaçka, i mbledhur për këtë rast e ka cilësuar të rregullt gjykimin dhe 11 metërshin e dhënë në favor të Dinamos, nga gjyqtari i FIFA-s Sazan Velçani.

Kështu sipas këtij komisioni të mbledhur sot në mesditë, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, fusha e Besëlidhjes pezullohet dy takime. Klubi gjobitet me 150 mijë lekë të reja, si dhe futbollisti Alket Marku dënohet një vit, për mospjesëmarrjen në kampionatin kombëtar të futbollit për goditje ndaj gjyqtarit anësor. Kështu klubi lezhjan, përveç shumës së gjobës që duhet të paguajë dhe mospjesëmarrjen e futbollistit Marku, do të duhet t’i zhvilloj dy takimet e ardhshme jashtë fushës së saj./tvklan.al