Tjetër fundjavë për tu shënuar për futbollistët e kombëtares shqiptare. Festë titulli u zhvillua në Itali dhe Çeki, aty ku Kristjan Asllani mori medaljen me Interin për herë të parë në karrierë, ndërsa me Spartën e Pragës u kurorëzuan kampion mesfushori Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, potencial i rëndësishëm për të ardhmen e kombëtares kuqezi. Asllani nuk u preferua për tu hedhur në fushë ndaj Lazios.

Gjithsesi, dy mesfushorët karikohen siç duhet para ftesës në përfaqësuese, pasi pritet të jenë edhe në mesin e lojtarëve të grumbulluar në kampionatin Europian të kësaj vere.

Sinjale pozitive vijon të dërgojë Mirlind Daku nga Rusia. Sulmuesi shënoi golin e nëntë në këtë kampionat, realizim që mban një peshë të madhe në aspektin personal. Kjo për shkak se 26-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Rubin Kazan, i cili ka asistuar edhe në 4 raste.

Protagonist edhe Rej Manaj. Lushnjari asistoi në fitoren që Sivaspor mori në transfertën e Istanbulspor me shifrat 3-1, gjithsesi vlejti për tu përfshirë në formacionin e javës në Superligën turke. Për autorin e 18 golave në kampionat këtë sezon, ky ishte asisti i tretë, ndërsa në këtë 90 minutësh iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Sezon për tu harruar për Marash Kumbullën dhe Nedim Bajramin. Sasuolo e tyre ra nga kategoria pas 11-vitesh, teksa në humbjen ndaj Kaljarit në fushën ishte vetëm mbrojtësi i huazuar nga Roma.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Ivan Balliu, Naser Aliji, Ylber Ramadani dhe Sokol Cikalleshi ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj dhe Ernest Muçi. Asnjë minutë për Armando Brojën me Fulhemin, ndërsa Myrto Uzuni po vuan nga dëmtimi në thembër.

Klan News