Dalja e fundit televizive e Ministrit Gjerman është komentuar gjatë nga mediat në vend

Mediat gjermane po thumbojnë ministrin gjerman të  Ekonomisë, Robert Habeck .

Ato kanë komentuar daljen televizive të ministrit të ekonomisë në rrjetin gjerman ARD.”Dalja e Habekut në TV është e turpshme”, është titulli i gazetës Bild. “Habeck është ministri më i keq i ekonomisë i të gjitha kohërave,” vijon më tej gazeta.

Biznesmenët gjermanë, opozita dhe qytetarët e thjeshtë janë të zemëruar me “gafat” e vazhdueshme të zv/kancelarit në lidhje me krizën energjetike.

Megjithatë, qershia mbi tortë ishte dalja e tij e  fundit televizive. Në emisionin “Maischberger” të ARD, Robert Habeck argumentoi se nuk pret një valë falimentimesh të bizneseve këtë dimër. Megjithatë, ai mund të parashikonte që disa sektorë thjesht do të ndalonin së prodhuari.Por nëse  industri të  tëra thjesht  ndalojnë së prodhuari ,  a nuk janë ato praktikisht duke falimetuar  ngre pyetjen gazetarja gjate intervistës me ministrin.

Deklaratat e tij shkaktuan furtunë reagimesh në Gjermani pasi Habeck është ministri përgjegjës për mbarëvajtjen e lokomotivës në Eurozonë, ndërsa gazeta Bild e akuzon Habeck se ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. Megjithatë, për gazetën “Die Zeit”, mungesa e komunikimit të ministrit  nuk do të thotë se ai është një ministër i mirë apo i keq.

Vlen të theksohet se Berlini njoftoi të dielën një paketë ndihme prej 65 miliardë eurosh për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë të përballen me çmimet në rritje.

Klan News