Gjatë fundjavës në Korçë u zhvillua gara e çiklizmit për kategoritë elitë dhe junior.

Turneu u organizua nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Në garë morën pjesë 40 çiklistë. Garuesit përshkuan distancën Korçë-Kapshticë-Gorricë-Korçë.

“Shkoi shumë mirë, jam i gëzuar me vendin e parë sot. Kishte 3 malore të forta.”

“Ishte pak më e vështirë sepse terreni ishte më ngjitës dhe si itinerar ishte pak më i gjatë prandaj.”

“Janë 2 ditë garë para se të fillojë turi i Shqipërisë që fillon me datën 20 me 15 ekipe të huaja.”

Për disa vite me radhë, disa prej garave të çiklizmit po zhvillohen në juglindje të vendit.

Tv Klan