Diaspora shqiptare është gati që të paguajë gjobën e vendosur nga UEFA ndaj Federatës Zvicerane të Futbollit për shkak të shpalosjes së flamurit të UÇK-së në tribuna.

Institucioni europian vendosi një gjobë prej 27 mijë frangash, për flamurin e ekspozuar në takimet e fazës së grupeve të helvetëve.

Sipas gazetës zvicerane “Le Canton27.ch”, shqiptarët që jetojnë e punojnë në Gjermani e Zvicër kanë deklaruar se “liria nuk ka çmim”, e ata janë gati që të shlyejnë penalitetin e dhënë ndaj institucionit zviceran të futbollit.

Në përfaqësuesen helvete në këtë kampionat europian janë grumbulluar edhe tre futbollistë shqiptarë. Granit Xhaka, i cili mban shiritin e kapitenit, Xherdan Shaqiri si edhe Ardon Jashari.

Tifozeria zvicerane ka qenë model në këtë kampionat europian, ku është dalluar për atmosferën e krijuar, por edhe për qetësinë dhe qytetarinë kundrejt mbështetësve rivalë.

Të shumtë janë edhe shqiptarët që jetojnë në Zvicër, që e mbështesin përfaqësuesen helvete dhe kanë bërë tifo në këtë kampionat europian.

Klan News