Spanja fitoi trofeun e kampionit të Europës që ishte një motiv për të festuar në këtë vend.

Gazetat vendase vendosën foton me lojtarët që ngrinin kupën e Euro 2024 e shoqëruar më së shumti me titullin ‘Të pathyeshëm’, ashtu siç ishte ky turne ku spanjollët nuk pësuan asnjë humbje.

“El Pais”, një nga më të përditshmet më të mëdha në Spanjë, e hap me titullin ‘Spanja mbretëresha e Europës’.

‘Spanja perfekte’ shkruan “El Mundo”, një tjetër gazetë e rëndësishme.

Humbja e Anglisë në finalen me Spanjën mbizotëroi në faqet e para të gazetave në këtë vend. Një ëndërr e thyer e anglezëve që dështuan sërish në epilogun e një turneu kontinental.

‘Të shpartalluar’ është titulli i “Daily Mirror”. ‘Fundi i një ëndrre’ shkuan “The Times” që e shoqëron me një foto të spanjollit Mikel Oyarzabal, i cili shënon golin e fitores për iberikët.

Tv Klan