Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokrate e Reformuar e ka nisur me një spektakël paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe komune në Fier. Kandidati reformator për kryetar bashkie në qytetin e Fierit është pronar i një televizioni lokal Fatos Mihajli.

Pollo në fjalën e tij është distancuar nga dy partitë e mëdha, si socialistët ashtu dhe demokratët, duke hedhur akuzat ndaj secilës prej tyre. Duke falënderuar KQZ, që regjistroi PDr në zgjedhjet lokale, Pollo e ka konsideruar këtë gjë, si disfatë për PD, sepse në pluralizëm nuk mund të fitohet për të përjashtuar të tjerët nga gara.

Duke folur me konsideratën më të lartë për kandidatin Fatos Mihajli, Pollo ka shtuar se qeverisja socialiste e Fierit ka qenë një dizastër nepotike, abuzive dhe e korruptuar./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj