Në emisionin “Kampionët” është përzgjedhur Fabian Ruiz nga Spanja për të marrë një vlerësim nga të ftuarit. Pavarësisht se shumica e tyre mendonin se ishte “njeriu i ndeshje”, një pjesë ra dakord me UEFA-n, se Rodri ishte “Man of the Match”.
Xhihani i ka vendosur notën 9, kurse Kastriot Çaushi i vendosi notën 10.
Xhihani: Për mua ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Fabian Ruiz.
Çaushi: Ka një pjekuri të jashtëzakonshme , duke bërë nje gol sulmuesi. Ka qenë deciziv për skuadrën.
Duro: 10-tën e meriton vetëm Rodri tek Spanja. Por Ruiz është lojtari i momentit.
Xhafa: Unë i jap 9. Vetëm për pjesën e parë. Kurse në pjesën e dytë ishte fantastik
Sokol Haxhia: Ruiz bashkë me Rodrin janë dy yjet e Spanjës. Një lojtar gjeometrik, fizik, shumë kilometra dhe cilësi.
Xhihani: Rodrit i jap notën 8 sepse siç thashë më i miri në fushë ishte Fabian Ruiz për mua.
Çaushi: Në këtë mënyrë shënon Rodri. E ka shpëtuar Spanjën dhe i vendos notën 9.
Duro: Rodri meriton notën 10 sepse është trajneri i Spanjës në fushën e lojës.
Xhafa: Une i jam notën 9 Rodrit. Sepse nuk ka perfeksion në futboll. Eshtë nje lojtar që nuk cedon.
Haxhia: Rodrit i vendos 9 sepse ka shumë kualitet dhe përveç kësaj ka bërë 12 kilometra.
/tvklan.al