Lajme Arkiva 2003

Një dëshmitar ka dëshmuar në procesin gjyqësor kundër 7 të arrestuarve si grabitës me armë në Yzberisht se si është vjedhur me dhunë e pasuria dhe të hollat e familjes së tij.

Të akuzuar për vjedhje me armë në bashkëpunim të pandehurit të njohur edhe si banda Yzberishti, kanë dëgjuar njërin nga vëllezërit Hasa, se në orët e vona të natës tre persona me maskë dhe kallash kanë trokitur në shtëpi duke u prezantuar si forca policore.

Pasi është hapur dera kanë lidhur nën kërcënimin e kallashit meshkujt e shtëpisë dhe kanë grabitur 8.000.000 Lekë të vjetra si dhe disa sende me vlerë, orë dhe aparat fotografik. Në momentin e arrestimit të pandehurve u janë kapur disa aparate fotografik, një prej tyre i identifikuar nga dëshmitari si objekt i grabitur në shtëpinë e tij.

Po në Gjykatën e Faktit Tiranë është zhvilluar seanca përgatitore për procesin ndaj 6 ish-zyrtarëve të Albtelecomit, të akuzuar për mosbarazim në tendera dhe shpërdorim detyre në dëm të shtetit.

Kryetari i trupit gjykues ka kërkuar prezencën e të pandehurve, ndër ta edhe ish drejtori i Albtelecom-it Elvis Saliasi si dhe shefi i financës Bledar Shano. Seanca është ndërprer pasi një nga të akuzuarit Aleksandër Balta nuk është paraqitur në gjykatë gjithashtu nuk disponohet nga gjykata e akuzës adresa e saktë e tij.

Pritet që në seancën tjetër të konfirmohet vendodhja e ish zyrtarit në akuzë dhe procesi të vijoj me dëgjimin e akuzës./tvklan.al