Gjykata e Lezhës ka lënë në qeli portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet si autor i vrasjes se biznesmetin Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Prill të vitit të shkuar në Shëngjin.

Avokati Kujtim Cakrani ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj portugezit, kërkesë që nuk u pranua nga gjyqtari Ilir Perdeda.

Avokati pohoi në përfundim të seancës se prokuroria ka si provë vetëm një dëshmi të një gruaje e cila sipas avokatit është marrë në pyetje në gjendje të rëndua psikologjike.

Ai ka paralajmëruar se vendimi ndaj Saraivas do të apelohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh.

Tv Klan