Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Prokuroria ofron prova të forta për të vërtetuar akuzat e saj për atë që ajo e ka quajtur kryengritje e armatosur. Jane shfaqur sot provat filmike në seancën gjyqësore të procesit të 14 Shtatorit, për grupin e parë të të akuzuarve për të vërtetuar akuzën prej secilit prej të pandehurve. Siç ishte kërkuar në seancën e mëparshme nga prokurori i çështjes Nasip Naço, sot është proceduar me provat material. Janë shfaqur dhjetë kaseta të cilat kanë fiksuar në celuloid ngjarjet e atyre ditëve.

Është filluar me edicionin informativ të TVSH të orës 16:00, të 13 Shtatorit në të cilin është transmetuar një intervistë me ish ambasadorin OSBE-së në Tiranë Dan Everts. Deklarata e ish-kryeministrit Fatos Nano, mesazhi presidencial i Rexhep Mejdanit, si dhe shumë mesazhe nga personalitete shqiptar e të huaj. Në to dënoheshin vrasësit e deputetit Azem Hajdari dhe kërkohëj gjetja sa më parë e autorëve të ngjarjes.

Në intervistën e tij Dan Everts ndër të tjera ka deklaruar se nuk ka zgjidhje me dhunë ndaj problemit. Është një pakiç që e kërkon diçka të tillë, pjesa tjetër do të punoj. Pamjet e shfaqura nga TVSH kanë shërbyer për të vërtetuar pjesmarrjen aktive të të pandehurve në ngjarjen e 14 Shtatorit, që sipas akuzës janë klasifikuar si kryengritje e armatosur.

Është shfaqur e plotë deklarata e liderit legalist Ekrem Spahia, në të cilën ai ka thënë se:- “Të gjitha institucionet janë në duart e protestuesve. Për të qetësuar situatën ne i dhamë ultimatum qeverisë të jap dorëheqjen. Një gjë të tillë ja kërkojmë edhe presidentit. Seanca e sotme ka patur për qëllim të vërtetoj me pamje filmike në këtë rast akuzën për pjesmarrje aktive në kryengritje të të pandehurve, ku disa prej tyre janë fiksuar edhe me armë në dorë, çka përbën shkelje ligjore nga kodi ynë penal./tvklan.al