Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit është çelur stina skenike 55 vjet opera. Me këtë rast kanë mbërritur në Tiranë kamersolistët e Augsburgut një nga formacionet gjermane më prestigjioze me 150 koncerte të dhëna në të gjithë botën. Drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit Zhani Ciko, shprehet se pjesëmarrja e formacionit gjerman në këtë stinë skenike është një vlerësim i veçantë.

Zhani Ciko: “Ardhja e kësaj kërkese është një kënaqësi, mbasi dihet që tradita gjermane ka një nga arritjet e saj më të mëdhaja historike, krijimin e amsableve të muzikës Dhomës, amsableve koncertore dhe në fakt orkestrat më të mira në të gjithë botën janë orkestrat gjermane.”

Me mbështetjen e ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ata do të zhvillojnë një turne në qytetet kryesore të vendit si në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Korçë. Ndërsa të mërkurën do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, vepra nga autorë si Vivaldi, Baho, Moxarti do të interpretohen nga solistë të formatit gjerman nën drejtimin e dirigjentit Herman Majer, çelosolisti i orkestrës simfonike të Hamburgit.

Pjesë e këtij koncertio është edhe violinisti i talentuar i shkollës shqiptare Markeljan Koçibelli, i cili prej vitesh jeton në Gjermani.

Markeljan Koçibelli: “Erdhëm këtu dhe u kënaqëm shumë që çdo gjë ishe po ashtu siç ne dhe u kënaqëm shumë për realizimin e këtij koncerti.”

Stina skenike, e cila do të zgjasë deri në muajin Dhjetor do të jetë shumë e pasur me mbrëmje koncertore, recital, opera, balet dhe premiera absolute./tvklan.al