Dëshira e fortë për t’i dhënë Conte-s sulmuesin e kërkuar ishte vendimtare. Lukaku do të transferohet përgjithmonë në klubin e Napolit, pasi nuk u zgjidh çështja e një huazimi të mundshëm.

Arsyeja është se Chelsea ka nevojë për burime financiare për të përballuar një buxhet të rëndë me humbje.

Kështu që është rënë dakord që Napoli do të paguajë 30 milionë Euro në arkat e Chelseat. Diskutimet e fundit janë mbi variablat e kontratës.

Shtypi sportiv italian flet për 30% në favor të Chelsea në rast të rishitjes në të ardhmen.

Ndërsa mediat angleze thonë se dy klubet kanë rënë dakord për bonuse të mundshme që arrijnë në 15 milionë Euro.

Sa për lojtarin, ai do të përfitojë 6 milionë Euro neto në sezon për një total prej tre vitesh.

Tv Klan