Prej kohesh shqiptarët po hasen me vështirësitë në regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kjo pasi ndryshimet dhe reformat institucionale kanë prekur dhe një nga hallkat më nevralgjike të sistemit të regjistrimit të pasurive. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, i referohet raport-progresit më të fundit për Shqipërinë. Ai tregohet skeptik dhe kërkon më shumë përqendrim në luftën kundër korrupsionit në ketë sistem.

Frases  Wilson: “Raport-progresi e bënte të qartë se korrupsioni mbetet problem në ketë fushë, aty thuhej se përgatitjet për përcaktimit për të drejtat e pronësisë ka ecur përpara, megjithatë nevojiten përpjekje të tjera për të arritur objektivitetin në luftën kundër korrupsionit, që dëmton klimën e biznesit dhe ka impakt negative në shërbimin ndaj publikut. Ky aspekt duhet prekur”.

Forumi për Demokraci dhe Etikë dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kanë organizuar seminarin e promovimit të qeverisjes së mirë dhe transparencës politike në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 

Kryeregjistruesi Arben Qirjako, deklaron se në këto zyra nuk ka patur inventarë të dokumenteve si bazë të dhënash për pasuritë e paluajtshme të shqiptareve.

Arben Qirjako: “Ne po kryejmë regjistrimin fillestarë të 500 mijë pasurive të patundshme, po përmirësojmë të dhënat dhe po e digjitalizojmë ato”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klodian Keçi