Andis Harasani: “Në një vend ku instituti i fizikës bërthamore para disa muajsh u mbyll për mungesë buxheti dhe qumështi që pinë foshnjat nuk kontrollohet për radioaktivitet, të flitet për energji nukleare, kjo nuk është investim, kjo është thjesht një paradoks i qeverisë Berisha. Në të njëjtën kohë kur dëgjonim këto deklarata nuk mund të kujtohej se si, besoj ju kujtohet të gjithëve ju se si para tre vitesh me një ceremoni shuam pompoze, u firmos fillimi i një termocentrali për mbi 3 miliard eurosh nga një shoqëri fantazim zvicerane në Seman të Fierit. Jemi të gjithë koshient që jo vetëm që investimi nuk ka filluar, por akoma nuk është vendosur as edhe një tullë./tvklan.al