Havier Solana, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtë dhe sigurisë në BE ka mbërritur sot në Tiranë ku është takuar me personalitetet më të larta si Presidentin Mejdani, Kryeministrin Meta e të tjerë. Solana ka nënvizuar se Shqipëria ka bërë hapa pozitive në të gjitha fushat dhe se Be vlerëson pozitivisht angazhimin e qeverisë shqiptare. Autoritetet shqiptare kërkuan mbështetjen e BE-së për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Shqipërisë që do të zhvillonte kushtet që ajo të rriste influencën e saj pozitive në hapësirat ku jetojnë shqiptarë.

Duke mbështetur këtë ide Solana u shpreh në favor të rritjes dhe bashkëpunimit rajonal si parakusht për shpejtimin e integrimit në BE. Gjatë takimeve ai ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në Kosovë dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të ndihmojnë në qetësimin e dy zonave problematike atje si Mitrovicës dhe Preshevës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego