Zv/ministër i rendit mbetet Bujar Himci edhe pse në spitalet e burgut apo qelitë e 313 Himci mbetet numëri dy i rendit dhe i policisë shqiptare . I arrestuar para disa ditësh me akuzën vjedhje përmes fallsifikimit, shpërdorim detyre dhe moszbatim i barazisë në tendera, Himci nuk është shkarkuar as në mbledhjen e fundit të Këshilliti të Ministrave, ku nderkohë janë marrë vendime për të shkarkuar dy zv/ministra të tjerë, përkatësisht ai i kultures dhe sporteve dhe zv/ministri i pushtetit lokal.

Kështu në rastë se ministri i rendit Rama do të udhëtonte zyrtarisht apo në mënyrë private jashtë vëndit, titullari me i lartë pas tijë dhe që i takon edhe delegimi i kopetencave ministrore do të jetë Himci. Edhe në rastin e një pamundësie shëndetësore të ministrit, ligjërisht vendin e tijë do të duhet ta marrë zv/ministri. Kjo bie në kundërshtim me statusin aktual te numrit 2 të rendit, si i paraburgosur në izolim, por Këshilli i Ministrave nuk ka berë ende pas dy javëve shkarkimin e zv/kreut te digasterit blu.

Ndërësa ministri Luan Rama duhet të marrë pjesë vetë edhe në mbledhjet e Këshillit të Ministrave pasi po të mungojë, qoftë edhe me arësye zyrtare, zëvëndësuesi i tijë Himci nuk mund të dalë nga qelitë për të zënë vendin që ligjërisht i takon në mbledhjen e qeverisë./tvklan.al