Krerët më të lartë të shtetit kanë bërë homazhe pas ndarjes nga jeta të Halit Furrikut, i ngarkuari me punë në ambasadën tonë në Moskë. Gjatë nderimeve të mbajtura në ambientet e ministrisë së Jashtme, kryeministri Berisha vlerësoi punën dhe veprën e të ndjerit Furriku.

Sali Berisha: “Shërbimi diplomatik shqiptar, botën intelektuale të vendit, për familjen, për Pukën dhe mbarë Shqipërinë kjo është një humbje e dhimbshme, por Haliti lë tek të gjithë kujtimin më të mirë që mund të lërë një njeri. Unë duke shprehur edhe njëherë ngushëllimet familjarëve, miqve, grupit diplomatik shqiptarë për këtë humbje të rëndë. Lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.”

Gjatë ceremonisë së lamtumirës bënë homazhe dhe ministri i jashtëm, Lulzim Basha, deputetë, kolegë dhe miq dhe të afërm të zotit Furriku. Në homazhe mori pjesë dhe ambasadori i Rusisë në Tiranë./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro