Hungaria merr nga kjo e hënë, Presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian. Një Presidencë që në Bruksel veçohet nga të tjerat, pasi qeveria e kryesuar nga Viktor Orban është kritikuar ashpër shpesh për politikat që nuk janë në përputhje me parimet e Unionit, si janë ato kundër emigrantëve apo qasja pro-Moskës në luftën në Ukrainë.

Zyrtarët në Budapest kanë 7 prioritete gjatë kësaj Presidence, ndër të cilat zgjerimi i Unionit, rritja e konkurrencës në Bashkimin Europian, forcimi i politikës së mbrojtjes dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

Presidenca hungareze e gjen Shqipërinë në pritje të mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Nuk ka një afat të caktuar për mbajtjen e kësaj konference për shkak të VETO-s greke, që ka vënë si kusht përparimin e reformave në fushën e gjyqësorit, por që lidhet edhe me çështjen “Beleri”.

Edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, që daton që në fund të 2022-shit, pritet të mos shqyrtohet gjatë Presidencës hungareze. Hungaria merr Presidencën e radhës nga Belgjika për t’ia pasuar më 1 Janar 2025, Polonisë.

Tv Klan