Hysen Dedja është larguar nga drejtimi i skuadrës së Lushnjes. Pas një debati me disa lojtarë të ekipit, tekniku shkodran mori vendimin për të mos vazhduar më punën në këtë klub.

Dedja i keqardhur për ngjarjen konfirmoi për TV Klan se nuk do të rikthehet edhe për faktin se në merkaton e Janarit nuk u plotësuan kërkesat e tij për futbollistë të rinj. Lushnja është një klub që varet ekonomikisht nga bashkia e qytetit dhe financat nuk ishin të mjaftueshme për të ndërtuar një skuadër që ti mbijetonte Superligës.

Aventura e Ser Dedes me Lushnjën zgjati vetëm 11 javë në kampionat ku për tu shënuar është fitorja 3-1 në “Zeqir Ymeri” ndaj Kukësit kampion.

Largimi i 57-vjecarit, Dedja e çon në 9 numrin e trajnerëve që janë larguar nga Superliga këtë sezon. Nga 10 skuadra që luajnë në kampionatin shqiptar të kategorisë superiore, vetëm Skënderbeu Flamurtari dhe Kamza nuk kanë ndryshuar trajner.

Tv Klan