Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nënshkruhet karta e fqinjësisë së mirë, stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimi në europën jug-lindore. Kryeministrat e vendeve të rajonit duke përjashtuar Jugosllavinë kanë firmosur sot dokumentin më të rëndësishëm politik, që parashikohet në aktin final të paktit të stabilitetit. Ky është dokumenti i parë që nënshkruhet pas paktit ballkanik të vitit 1924. Ndërkohë në këtë dokument popujt ballkanik do të istitucionalizojnë konceptin e bashkëjetesës në shoqëri multietnike, multifetare, duke i hapur rrugën procesit të integrimit. Ky dokument vjen në atmosferën e fillimit të dialogut turko-grek, zgjedhjeve demokratike në Kroaci e Maqedoni, marrëveshjes së liderve shqiptarë të Kosovës duke hequr dorë nga pushtetet paralele.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit duket se do të hap rrugën e zbatimit të projekteve konkrete, tashmë të identifikuara në fushën ekonomike por edhe ato të sigurimit, demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Sipas pjesmarrësve në samit marrëveshja do të ketë ndikime për lehtësimin e qarkullimit të lirë të popujve brenda ballkanit.

Ndërkohë në samit është vënë re nga fjala e disa liderve të qeverive ballkanike, tendenca për heqjen e sanksioneve ndaj Jugosllavisë, por ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit shqiptar Ilir Meta. Me keqardhje theksoi Meta vërej se nuk ekziston e njëjta frymë për tju përgjigjur komunitetit ndërkombëtar nga të gjitha palët në Kosovë. Forcat demokratike shqiptare tha ai vazhdojnë të demonstrojnë vullnetin e tyre të mirëkuptimit dhe mbështetjes së faktorit ndërkombëtar, ndërsa e kundërta vazhdon të ndodh me politikanët ser të kosovës, të cilët vazhdojnë të mbajnë qëndrime të hapura kundër bashkëpunimit.

Meta ka denoncuar politikën e Millosheviçit, e cila synon të mbaj peng idenë e krijimit të Kosovës demokratike duke nxitur situate provocative e tensioni. Kështu në emër të qeverisë shqiptare, kryeministri Meta pasi ka nënshkrur kartën e fqinjësisë së mirë u shpreh se pa marrëdhënie të konsoliduar në rajon nuk mud të ketë prosperitet për qytetarët e saj.

Delegacionet kanë vizituar sot edhe qendrën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të inisiativës të vendeve të europës juglindore ose ndryshe inisiativës Klinton./tvklan.al

Informoj nga Bukureshti – Ornela Bego