Prishet qetësia e zgjedhjeve në Maqedoni, në orën 8 e 30, dy qendra votimi 540 dhe 541 që ndodhen në ndërtesën e agjencisë së sigurimeve KIUB-i janë futur me forcë dy persona të armatosur. Nën kërcënimin e armëve ata kanë mbushur kutitë më fleta votimi dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj komisionerëve.

Shtabet zgjedhore ja hedhin fajin njëri-tjetrit për incidentin. Burime zyrtare të BDI-së bëjnë të ditur se këto persona i përkasin PDSH e drejtuar nga Menduh Thaçi. Ndërkohë zbardhja e incidentit pritet të bëhet nga komisioni komunal zgjedhor. Aktualisht votimi në këto 2 qendra është bllokuar deri në një moment të dytë./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni