Institucionet e Kosovës janë në përmbyllje të përgatitjeve të nevojshme për fillimin e procesit të decentralizimit. Në mbledhjen e sotme të grupit ndërministror për decentralizmin u tha që ky proces është në rrugë të mbarë. Pas takimit ministri i administrimit të pushtetit lokal, Sadri Ferati ka thënë se në bazë të dinamikës së tanishme procesi i krijimit të komunave të reja do të fillojë pas zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen nga mesi i votot të ardhshëm.

Sadri Ferati: “Jemi duke diskutuar për një produkt, pra për fillimin, emërimin e ekipeve përgatitore. Duhet me punu fuqishëm në mënyrë që zgjedhjet e reja të na gjejnë të përgatitur.”

Procesi i decentralizmit është një mundësi e mirë sidomos për përfaqësuesit e komunitetit serb të cilët do të administrojnë me më shumë komuna në vend, por përkundër kësaj serbët deri më tash kanë refuzuar që të bashkëpunojnë me institucionet e Prishtinës. Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Peter Faith tha se është e nevojshme që secili ta ketë të qartë që decentralizmi rrit kualitetin e qeverisjes.

Peter Faith: “Decentralizmi është një proces shumë i rëndësishëm pasi që mundëson qeverisje kualitative, ky proces është i rëndësishëm dhe sjell përfitime të mëdha prandaj unë i inkurajoj përfaqësuesit e serbëve që të punojnë në këtë proces të rëndësishëm për të gjithë./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki