Në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitare në vend do të instalohet shërbimi i internetit brenda 12 javësh. Ministri i Arsimit Fatos Beja ka nënshkruar marrëveshjen me Albtelekomin për instalimin e internetit në 2107 shkolla. Pajisja e të gjitha shkollave me kabinetin informatik edhe internet falas ka qenë dhe një nga premtimet e qeverisë.

Fatos Beja:Bëhet fjalë për të gjitha shkollat e Shqipërisë, rreth 2000 shkolla, bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër, bëhet fjalë për të vënë në përdorim të gjitha ato mjete elektronike, didaktike të cilat ne kemi shpërndarë me mijëra ditët e fundit në të gjithë shkollat e Shqipërisë. Është realisht një arritje për shkollarët e Shqipërisë, një arritje për familjet e tyre është një arritje për të gjithë ne si qytetarë ne duam fëmijët tanë të jenë në avangardë të vendeve evropiane sot dhe ne jemi të gëzuar të kemi arritur një kontratë me kushte shumë të favorshme për ministrinë.”

Kontrata e firmosur nga ministri i Arsimit për instalimin e internetit kap vlerën e 1 milion dollarëve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri