Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive në bashkëpunim me OSBE-në dhe Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, kanë përfunduar me sukses trajnimin 200 zyrtarëve të niveleve të ndryshme për parandalimin  konfliktit të interesave. Në trajnim morën pjesë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, zyrtarë të ALUIZNI-t, zyrës Qendrore të Pasurisë së Paluajtshme dhe Agjencisë Qendrore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, si institucione me risk të lartë të rënies në konflikt interesi.

Gjatë shpërndarjes së certifikatave për këtë zyrtarë ishin të pranishëm ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, ministri i Arsimit Fatos Beja dhe ministrja Shëndetësisë Anila Godo, e cila gjatë fjalës së saj pranoi me keqardhje se edhe në ministrinë që ajo drejton janë konstatuar në raste të rralla të shkeljes së ligjit, por ajo shprehu vendosmërinë se do të ndëshkojë me masa ligjore çdo drejtues që është në konflikt interesi.

Ndërkaq nga ana e tij ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch, u shpreh se ky trajnim është një nga mjetet e parandalimit të konfliktit të interesit, ky është hapi i parë ndërsa shtoi se qeveria duhet të ndihmojë njerëzit që të plotësojnë deklaratat e pasurisë./tvklan.al

Gazetare Brunilda Cami