“Po krijohen kosto që do reflektohen në rritje çmimesh”

Kufizimet për ndërtuesit po rrezikojnë zhvillimin e  ekonomisë në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë. Inxhinieri Arben Meçe thotë se me vendimin për të bllokuar betonieret gjatë ditës cenohet industria e ndërtimit cënohet, forca punëtore dhe buxheti për pushtetin lokal ku 50 % të ardhurave vijnë nga ky sektor.

“Duhet të kuptojmë që mbi 50 % e të ardhurave që ka buxheti i pushtetit lokal vjen përmes ndërtimit. Ndërtuesi është pjesë e ingranazhit të zhvillimit të shoqërisë. Cënimi i këtij ingranazhi do ta cënojë mekanizmin ekonomisë, përpos fuqisë punëtore dhe të ardhuarve që vijnë në buxhetin e shtetit dhe pushtetit lokal”.

Sipas ekspertëve, puna gjatë natës në ndërtim reflektohet dhe në kosto për ndërtuesin dhe qytetarin më pas, duke sjellë rritje të çmimit për qytetarët.

“Është kosto e shtuar se do shtosh kosto për sigurinë. Pra nëse në një skemë ndriçimi natyral ti harxhon 500 vat për orë, këtu do arrish 5-6 mijë vat për orë. Për një muaj kosto e ndërtimit do të ketë investim shtesë me infrastrukturë të harxhuar dhe energjie harxhuar. Janë investime që të ngelin në derë pasi të mbarosh ndërtimin, të shmanget puna e betonimit gjatë natës, është me risk, është me ksoto por është edhe me cënim serioz të cilësisë të ndërtimit në konstruksion”.

Për inxhinierët, të punosh vetëm gjatë natës në ndërtim vë në rrezik objektin dhe punëtorët.

“Ndërtimi ka shumë risqe dhe ta detyrosh që punëtori të punojë gjatë gjithë kohës gjatë natës është e patolerueshme. Pastaj është shumë e vështirë gjetja e fuqisë punëtore. Një sipërmarrës ndërtimi që të gjejë sot punëtorë që të punojnë me dy apo tre turne është shumë e vështirë. Edhe më përpara është punuar me tre turne, por turni i tretë edhe atëherë në kohën e diktaturës, procesi i punës në turnin e tretë ka patur regjim të posaçëm”.

Shoqata e ndërtuesve ka kërkuar orare të alternuara dhe ka vënë në dijeni për rreziqet edhe Kryeministrin Rama.

Tv Klan