Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani ka kujtuar momentet e sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një interviste në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Giuliani tregon se ka qenë duke ngrënë mëngjes kur u njoftua se një avion me dy motorë kishte goditur kullat binjake. Më pas mësoi se një avion i dytë u përplas. Aty kuptoi se bëhej fjalë për një sulm terrorist. Në atë moment, ai thotë se doli në rrugë dhe orientoi njerëzit që të largoheshin në drejtim të veriut të qytetit.