“Europa është shumë vonë me zgjerimin, Shqipëria në BE”

Ish-kryeministri italian Romano Prodi i ka adresuar kritika BE-së lidhur me vonesën në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe shteteve të tjera të rajonit tonë. Sipas Prodit kjo duhej te kishte ndodhur që në vitin 2004.

“Gjithmonë kam besuar se shtetet dikur pjesë e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria duhet te ishin pjesë e Bashkimit Europian. Kjo lëvizje duhet të ishte bërë me zgjerimin e vitit 2004, por nuk ndodhi. Jemi shumë vonë në këtë proces për shkak të vonesave të shkaktuara nga Franca për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një proces që tashmë duhet të ecë përpara. Nuk ka asnjë pengesë pasi janë vende që nuk kanë një peshë aq të madhe ekonomike sa të krijojnë trazira apo problem. Sigurisht që anëtarësimi i tyre duhet të shoqërohen me një ndryshim në institucionet europiane”.

Për ish-kryeministrin italian, Europa është vonuar së tepërmi me çështjen e zgjerimit, ndërsa kujton festën e tij për anëtarësimin e Sllovenisë në vitin 2004 në BE.

Klan News